Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, biseduan edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, biseduan edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë temë diskutimi edhe në takimin në mes të presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që u zhvillua në Uashington. Ka qenë vetë zyrtarja evropiane që tha para gazetarëve pas takimit me presidentin amerikan se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun ndërmjet dy vendeve. Ajo pranoi se nuk është e lehtë mirëpo ka ende shumë çështje që duhen zgjidhur. Takimi mes Biden dhe Von der Leyen është shfrytëzuar për të diskutuar edhe për çështje të sigurisë, me fokus të veçantë në agresionin rus në Ukrainë.

“Ne e prekëm temën e dialogut shkurt. Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk është e lehtë. Ka ende shumë çështje për të zgjidhur, por është duke ecur në drejtimin e duhur, dialogu ka mbështetje të plotë nga të dyja palët tona”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button