Johnson: Diçka pozitive do të vijë prej luftës në Ukrainë, s’do të jemi të prekshëm nga shantazhet

Johnson: Diçka pozitive do të vijë prej luftës në Ukrainë, s’do të jemi të prekshëm nga shantazhet

Kryeministri britanik Boris Johnson foli të enjten për luftën në Ukrainë, duke theksuar se diçka pozitive do të dalë prej saj.

“Heqja e importeve ruse të energjisë do të ishte një rezultat pozitiv i luftës në Ukrainë pasi vendet perëndimore kërkojnë të kufizojnë blerjet e produkteve ruse”, tha ai.

“Nga kjo fatkeqësi, nga lufta e Putinit, mendoj se diçka e mirë do të dalë, që Evropa do të jetë e pavarur nga hidrokarburet ruse”, theksoi Johnson, duke folur nga vendi i një termocentrali bërthamor në Anglinë lindore.

“Ne nuk do të jemi më të varur, nuk do të jemi më të prekshëm nga shantazhet e tij dhe në këtë vend do të kemi përshpejtuar shumë reformat e vonuara prej kohësh dhe do të kemi ndërmarrë hapa për t’u bërë të pavarur nga energjia, domethënë, duke riparuar dëmet që kemi bërë në industrinë tonë bërthamore”, tha kryeministri i Britanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button