Josep Borell ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Josep Borell ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell gjatë takimit në Bruksel, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për përpjekjet që po bën për të gjetur zgjidhje, pas rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Rama, në anën tjetër, ka thënë se është i shqetësuar për tensionet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Përgjatë konferencës, ai e ka përmendur idenë e një takimi të nivelit të lartë, në të cilin, Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, do të gjenin një zgjidhje.

“E kam bërë të qartë edhe pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së se, palët duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje, sipas planit të BE-së, që u është prezantuar atyre javën e kaluar në Bruksel. Situata kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, dhe mund t’ju them që vendet janë duke humbur durimin, andaj kërkojnë veprime të shpejta”, u shpreh Zhozef Borell, Përfaqësues i lartë i BE-së.

“Ne jemi pjesë e rajonit i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe nuk mund të jetojmë me kthim prapa. Zhvillimet nuk janë të ndara nga njëra-tjetra dhe nuk mund ta shikojmë vetëm punën dhe detyrat tona, pa u shqetësuar se çfarë ndodh rreth nesh. “Shpresoj shumë se ideja e një konference në nivelin më të lartë do të marrë mbështetje dhe t’i bëjë palët bashkë, me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së, që të gjejnë zgjidhje dhe të mos lejohen të dalin nga dhoma pa zgjidhje, apo në të kundërtën të përballen me pasoja,” tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button