Jovanoviq: Sistemi tatimor i Maqedonisë është i padrejtë

Jovanoviq: Sistemi tatimor i Maqedonisë është i padrejtë

Eksperti i ekonomisë, Branimir Jovanoviq, sonte në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat, ka vlerësuar se reformat e paralajmëruara tatimore janë të vonuara dhe ka shprehur disa vërejtje për sistemin e përgjithshëm tatimor të vendit.

“Mendoj se reforma tatimore është e vonuar për dy arsye. Së pari, në Maqedoni në përgjithësi financat publike janë në gjendje të keqe, pra shteti nuk mbledh para të mjaftueshme për të ofruar të gjitha shërbimet publike që duhet t’i ofrojë, si arsim cilësor, shëndetësi etj. Së dyti, sepse sistemi tatimor i Maqedonisë është jashtëzakonisht i padrejtë, dmth i takson të varfërit shumë më tepër se të pasurit, dhe takson kompanitë e vogla në vend të atyre që nxjerrin fitime më të larta”, deklaroi Jovanoviq.

LEXO EDHE:

Back to top button