Besimi: Kriza, paraqet cunami për ekonominë tonë

Besimi: Kriza, paraqet cunami për ekonominë tonë

Ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi në “Magazina Ekonomike”, theksoi se vendi për momentin po ballafaqohet me një krizë e cila sipas tij është një anije në detin global ekonomik, derisa krizën ekonomike e cilësoi si cunami për ekonominë tonë.

“Ne ballafaqohemi më një krizë, nëse ne supozojmë ekonominë tonë, mund të them një barkë, nuk jemi as anije në detin global ekonomik. Dhe kjo nuk është një valë e vogël, jo një stuhi, kjo është një cunami për ekonominë tonë. Cilat masa janë marrë? Ne me rishikimin e buxhetit që tani kaloi, u rrit deficiti buxhetor nga 4.3 në 5.2 ose nga 530 sa ishte në 700 milion euro. Mirëpo kemi zvogëluar për 6 për qind, kemi zvogëluar mallra dhe shërbime. Te mallra dhe shërbime është edhe energjia elektrike. Çdo institucion të gjitha shpenzimet i ka zvogëluar rreth 20 për qind, që të krijojnë te faturat që janë rrit 5 fish. Ne kemi gjithashtu zvogëlim edhe në pozicionet tjera që të krijojmë hapësirë për masat anti-krizë”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button