Jovanovska: Kriza ekonomike po ndikon në psikikën e njerëzve

Jovanovska: Kriza ekonomike po ndikon në psikikën e njerëzve

Psikologia Mirjana Jovanovska, e ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat mes tjerash ka folur edhe për ndikimin e rritjeve të vazhdueshme të çmimeve ndaj shëndetit psikik të njerëzve. Sipas saj kriza do të reflektohet në secilën fushë të funksionimit të njerëzve.

“Kriza po i godet të gjithë. Jo vetëm rritja e çmimeve por edhe pasiguria që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve. Deri ku do të arrij? Çfarë do të ndodh me ardhmërinë tonë. Po rritet ndjenja e pasigurisë tek populli që shkakton pasoja të brendshme – të jenë të pasigurt brenda vetes, të pasigurt për të ardhmen e tyre, çfarë do të bëjnë me fëmijët e tyre, si do të jetë karriera e tyre. Kriza e këtillë ekonomike po sjell diçka që do të reflektohet në funksionimin e kësaj popullate në të gjitha fushat”, deklaroi Mirjana Jovanovska, psikologe. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button