Jovanovska: Procedura kundërvajtëse për 12 deputetë, nuk kanë dorëzuar listë anketuese

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljan Jovanovska njoftoi se 12 deputetë të kësaj përbërje parlamentare nuk kanë dorëzuar listë anketuese, derisa 6 të tjerë i kanë dorëzuar me vonesë. Sipas Jovanovskës ndaj deputetëve të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor do të pasojnë procedura kundërvajtëse.

“Sa i përket listës anketuese, ju njoftoj se 12 deputete nuk kanë dorëzuar listë anketuese, ndërsa 6 i kanë dorëzuar me vonesë. Për të gjithë këto deputet do të ngritën procedura që janë pjesë e procedurës kundërvajtëse”, tha Jovanovska.

LEXO EDHE:

Back to top button