Tensionet Turqi-Greqi, BE-ja paralajmëron Turqinë

Bashkimi Evropian (BE) ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për “provokime dhe presione” ndaj Greqisë mbi burimet e energjisë dhe kufijtë detarë. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Ankarasë “të përmbahet nga veprimet e njëanshme” në Mesdheun lindor. Leyen u tha gazetarëve se BE donte “një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Turqinë dhe kjo do të ishte gjithashtu në interes të Ankarasë”. Pas takimit natën vonë, anëtarët e BE-së ranë dakord të rishikojnë sjelljen e Turqisë në dhjetor dhe të vendosin sanksione nëse “provokimet” nuk do ndalen. Më parë, Turqia dhe Greqia krijuan një linjë telefonike ushtarake në përpjekje për të ulur rrezikun e përplasjeve në rajon. Tensionet u rritën më herët këtë vit kur Turqia dërgoi një anije në një zonë të diskutueshme për të kërkuar depozita potencialisht të pasura të naftës dhe gazit.

LEXO EDHE:

Back to top button