Skuadra e Barcelonës dhe Manchester Junajtedit kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Frenkie De Jong. ‘Cat Radio’ raporton se është arritur një marrëveshje mes dy klubeve, për shumën që duhet paguar.
Man. Junajted do t’i paguajë Barcelonës 85 milionë euro për kartonin e Frenki De Jongut, por akoma nuk dihet struktura e pagesës. Lojtari megjithatë, siç thotë Fabrizio Romano, nuk ka dhënë akoma dritën e gjelbër për një lëvizje të tillë.
E vetmja mundësi që mbanë Frenkien në ‘Camp Nou’ është nëse ai pajtohet për të reduktuar pagën e tij. Trajneri Çavi dhe udhëheqës të tjerë të klubit i kanë thënë holandezit se largimi i tij nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveç kushteve ekonomike.
Informtata e fundit nga Spanja thonë se Frenkie De Jong po reziston, pasi në lojë janë rreth 20 milionë euro që Barcelona i detyrohet atij. Kjo çështje duhet zgjidhur, në mënyrë që mesfushori më pas të detyrohet të pranojë kalimin tek “Djajtë e Kuq”.








