PSZH nuk fton 8 futbollist në turneun parasezonal

" "

Paris Sen Zhermeni do të nis sezonin e ri me shumë ndryshime. Trajneri i ri i skuadrës kampione në Ligue 1, Kristof Galtie ka bërë të ditur tashmë emrat në të cilët nuk do të mbështet në sezonin e ri.

‘L’Equipe’ ka shpall listën me 8 emra të cilët nuk do të përfshihen në turneun para-sezonal të PSZH-së. Emra si Mauro Ikardi, Julian Dreksler, Ander Herrera e Uijnaldum nuk do të udhëtojnë me klubin. Po ashtu, Lavin Kurzava, Dina Ebimbe, Idrisa Gueje dhe Abou Diallo, nuk do të jenë aty.

Planet e trajnerit Galtie duken të qarta, andaj edhe atmosfera në klub duket ndryshe prej ardhjes së tij.

LEXO EDHE:

Back to top button