Juventusi fiton Kupën, Kieza vendos fituesin

Juventusi është fitues i Kupës së Italisë, pasi që në finale mundi Atalantën me 2-1. Kullushevski shënoi një gol fantastik në minutën e 31-të, duke e dërguar topin në portë pas një asistimit të Kuadrados.

Ndërkohë Ruslan Malinoski barazoi rezultatin pas një super aksioni të ndërtuar nga ana e ‘zikaltërve’, në minutën e 42-të.

Goditjen e fundit në këtë përballje, “Zonja e Vjetër“  e solli përmes Federiko Kieza-s, në minutën e 73-të, pas një super aksioni.

Juventus’ Cristiano Ronaldo celebrates with the winner’s trophy a victory against Atalanta after the end of Italian Cup soccer final match between Atalanta and Juventus at the Mapei Stadium in Reggio Emilia, Italy, Wednesday, May 19, 2021. Juventus win Atalanta 2-1. (AP Photo/Antonio Calanni)

Me këtë fitore, Juventus arkëtoi trofeun e 14-të në Kupën e Italisë, ku asnjë skuadër nuk ka më shumë tituj se “Zonja e Vjetër”. Në këtë takim janë rikthyer edhe tifozët, ku ishin të pranishëm rreth 4.500 të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button