PSZH me lehtësi fiton Kupën e Francës
Paris Sen Zhermeni është shpallur zyrtarisht fitues i Kupës së Francës, pasi që mposhti Monakon me rezultat 2-0. Golin e parë në këtë ndeshje për parisienët e shënoi Mauro Ikardi në minutën e 19-të.
Gjatë gjithë ndeshjes, PSZH tregoi lojë më të mirë se sa Monako, me ç’rast në fund janë shpallur edhe me plotë merit fitues të Kupës së Francës. Kilian Mbape shënoi golin e qetësisë dhe atë të fitores për skuadrën nga kryeqyteti francez.
Ky është trofeu i parë për PSZH-në këtë sezon, derisa janë në garë për titullin e Ligue 1, së bashku me Lillen.







