Liverpulli kontrollon vet fatin e kualifikimit në Champions

" "

Liverpulli ka mundur 3-0 skuadrën e Barnlit, për të shtuar edhe më shumë gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve. Firmino hapi serinë e golave në minutën e 43′, pas një asistimit të Robert Andersonit. Në pjesën e dytë, Liverpulli tregoi se synojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke shënuar edhe dy here. Goli i dytë erdhi përmes Nataniel Filips, i cili shënoi në minutën e 52-të, ndërsa

Robert Anderson u përkujdes që të asistonte edhe për Okslade-Çemberleinin, i cili ia dha edhe epilogun përfundimtar ndeshjes.

 

Me këtë fitore, Liverpulli është në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Lesterin, por me golaverazh më të mirë. Ndeshja e fundit për “The Reds” do të jetë në shtëpi ndaj Kristal Pallasit, derisa Lesteri luan kundër Totenhamit.

LEXO EDHE:

Back to top button