Juventusi gjen zëvëndësuesin për Dushan Vlahoviçin

Ditët e fundit po përflitet për një interesim të skuadrës Real Madrid për sulmuesin serb të Juventusit, Dushan Vlahoviç. Natyrisht që palët duhet të gjejnë një marrëveshje për këtë transferim, por “bardhezinjtë” nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë.

Ndaj, sipas “Gazzetta Dello Sport”, te Juventus kanë nisur të shohin përreth për zëvendësuesin e mundshëm. Në krye të listës është danezi Sasmus Hojlund, që luan në Serie A me Atalanta. 20-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në Itali, duke realizuar deri më tani 6 gola në 19 ndeshje.

Për sulmuesin e ri danez janë interesuar edhe nga Premier Liga, por “bardhezinjtë” duken në “pole”, duke i ofruar një fanellë si titullar në rast se largohet Vlahoviç. Juventusi do të shfrytëzojë pikërisht paratë e shitjes së serbit për të marrë Hojlund, që pëlqehet shumë nga trajneri Masimiliano Alegri.

LEXO EDHE:

Back to top button