Juventusi konfirmon ndrimin e numrave të futbollistëve

Skuadra e Juventusit ka paralajmëruar se do të ketë ndryshim numrash në mesin e futbollistëve dhe pas lamtumirës së Morata-s, numri 9-të I ka shkuar sulmuesit serb, Dushan Vlahoviç.

“Fanella me numrin 9-të te Juventusi është në pronësi të Vlahoviçit. Një sulmues i kompletuar, një kampion që është e tashmja e klubit, por shikon gjithmonë nga e ardhmja, me golat, fuqinë dhe rininë e tij. Fanella e Vlahoviçit me Juventusin është simboli i atyre që kur veshin ngjyrat bardh e zi, mundin të gjitha llojet e kundërshtarëve për të fituar, pa u dorëzuar kurrë.”

Në të njëjtën kohë ka edhe një ndryshim tjetër të rëndësishëm, me Federiko Kieza që trashëgoi fanellën me numrin 7-të që Vlahoviç, mbante pas largimit të CR7.

LEXO EDHE:

Back to top button