Juventusi në krizë, fitore për Lacion dhe Fiorentinën

Skuadra e Juventusit është në krizë të thellë. “Bardhezinjtë” kanë marrë rezultatin e radhës zhgënjyes pasi janë mundur 1-0 në fushën e Monza-s në javën e shtatë të kampionatit italian. “Bardhezinjtë” kanë mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 40-të të pjesës së pare, pasi Angel di Maria është ndëshkuar me karton të kuq për shkak se ka goditur me bërryl një kundërshtar. Ekipi i Berlusconi-t dhe Galliani-t ka arritur të përfitojë nga superioriteti numerik në minutën e 74-t me Gytkjaer, që i ka dhuruar bardhekuqve fitoren e parë në Serinë A.

Fitore bindëse 4-0 për Lacio-n e Maurizio Sarri-t. “Bardhekaltrit” kanë reaguar pas humbjes së turpshme 5-1 të pësuar në mesjavë kundër Midtjylland në Europa League. Immobile (7′, 21′ pen.), Milinkovic-Savic (45+1′) dhe Pedro (79′) kanë shënuar për lacialët.

Fitore edhe për Fiorentina-n, me skuadrën vjollcë që ka mundur 2-0 në shtëpi skuadrën e Verona-s falë golit të Ikone në minutën e 13-të dhe Gonzalez në të 90-ën.

LEXO EDHE:

Back to top button