Juventusi nis revolucionin me Masimiliano Alegrin

Juventusi i edicionit të ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshëm se ai aktual. Eksperimenti me Pirlon dështoi dhe për këtë do të ketë ndryshime radikale në klubin bardhezi. Krerët e familjes Anjeli po bëhen gati të mbështetin ndryshime shumë të rëndësishme, në aspektin sportiv, por edhe atë drejtues në këtë klub. Xhon Elkan, i cili është tashmë njeriu me më shumë pushtet në familjen Anjeli, ka vendosur në parim që të kthejë Masimiliano Alegrin në pankinën e Juventusit.

 

Sa i përket drejtimit, koha e Andrea Anjelit duket se ka përfunduar. Goditja e Superligës ishte shumë e rëndë për familjen që në fund të këtij edicioni do ta zëvendësojë me një nga shefat ekzekutivë të kompanisë Exor, Alesandro Nasi, administrator i disa prej aseteve të familjes.

Ndërkohë, po mendohet edhe një kthimi i mundshëm i Bepe Marota në klub, me Fabio Paratiçin e sakrifikuar pasi cilësohet përgjegjës për këtë edicion të dështuar. Marota do të jetë përsëri administrator i deleguar i klubit, ndërsa përkrah mund të ketë Xhiuntolin, drejtorin sportiv i cili ka bërë shumë mirë në këto vite te Napoli. /vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button