Juventusi zyrtarizon lamtumirën me lojtarin e mbipaguar

Aventura e Aaron Remzit në Juventus ka përfunduar zyrtarisht. Mesfushori uellsian dhe klubi i Juventusit ndahen përfundimisht. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale “Zonja e Vjetër”, e cila ka saktësuar se bëhet fjalë për zgjidhje të kontratës.

“Përfundimi i kontratës që lidhte Aaron Ramsey-n me Juventusin është zyrtar”.

Kështu përfundon një marrëdhënie që zgjati nga viti 2019, pasi mesfushori u lirua nga Arsenali për t’u transferuar në Torino dhe për të luajtur në Serie A. Megjithatë, për të, eksperienca e Juventusit nuk ishte me fat, e karakterizuar nga shumë e shumë lëndime, me një paraqitje shumë më të ulët se pritjet dhe me 69 paraqitje gjithsej, me 6 gola në meritën e tij. Duke mos rënë brenda planeve të Masimiliano Allegrit, sezonin e kaluar, Remzi u huazua më pas te Rangers, duke gjetur në formë fizike, atë majë të vazhdimësisë dhe ato paraqitje që e kishin lejuar të vihej re nga “Topçinjtë”.

Në Gllasgou, megjithatë, nuk e kujtojnë me buzëqeshje: i futur në fushë nga Xhiovani Van Bronkhorst vetëm pak minuta nga goditjet e penalltisë në finalen e Ligës së Evropës, uellsiani dështoi penalltinë, duke ia dorëzuar efektivisht trofeun Aintraht Frankfurtit.

Një periudhë jo shumë pozitive, pra, për mesfushorin uellsian, i cili megjithatë mund të ngushëllohet me paraqitjet me kombëtaren, me të cilën fitoi kualifikimin në Botërorin e Katarit.

LEXO EDHE:

Back to top button