Tre të vdekur, mesin e tyre edhe një 13-vjeçar – rriten rastet me coronavirus në Mal të Zi

Tre të vdekur, mesin e tyre edhe një 13-vjeçar – rriten rastet me coronavirus në Mal të Zi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Mal të Zi janë regjistruar 1213 raste të reja të infektimit me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore malazeze kanë bërë të ditur se personi më i ri që ka ndërruar jetë nga virusi ishte një 13 vjeçar.

Gjithashtu kanë vdekur edhe dy persona të tjerë të lidhura me infeksionin COVID-19, shkruan vijesti.

Instituti për Shëndet Publik (IJZ) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit me coronavirus kanë përfunduar analizën të premten dhe kanë dorëzuar rezultatet për 2915 mostra.

Thuhet se deri në orën 15:00 janë shëruar 883 pacientë dhe se aktualisht janë aktive 6109 raste.

Ndryshe, Mali i Zi ka regjistruar mbi 256 mijë raste ndërsa kanë vdekur 2742 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button