Ka filluar ekspertiza e re për aksidentin me autobusin e Besa Trans

Ka filluar ekspertiza e re për aksidentin me autobusin e Besa Trans

Avokati një pjese të familjeve të udhëtarëve të vdekur dhe të lënduar nga aksidenti i autobusit Besa Trans në autostradën Struma në Bullgari, Nikollaj Dimitrov ka deklaruar për korrespondentin e MIA-s nga Sofja se inspektimi në terren tashmë ka filluar.

Grupi i ekspertëve nisi ekspertizën tre kilometra nga aksidenti i autobusit dhe synimi është të tregojë nëse ka apo jo shkaqe që kanë çuar deri tek aksident.

Familjet e të vdekurve dhe të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Bullgari kërkuan hetim paralel për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë ku humbën jetën 45 pasagjerë dhe 7 u plagosën rëndë. Në dhjetor, nga hetimet rezultoi se shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte shpejtësia që nuk korrespondonte me kushtet e rrugës.

LEXO EDHE:

Back to top button