Ka ndëruar jetë në moshën 83-vjeçare, ikona e muzikës popullore

Sot ka ndërruar jetë legjenda e muzikës shqiptare në moshën 83 vjeçre Ismet Pjea.

Ismet Peja është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Në Qershor 1970, Ismet Peja merr pjesë në Akordet E Kosoves 1970 me këngën “Ne Agim Heret U Qova”.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Më datë 12 Qershor 2010, Ismet Peja & Burim Mehmeti publikojnë videoklipin “Knoma Kengen Sa T`jam Gjalle”. Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku.

Më datë 7 Qershor 2011, Ismet Peja & Xeni publikojnë videoklipin “Hajt T’ja Thojme Nje Kenge Te Bukur”.

Më datë 23 Dhjetor 2011, Valbona Halili, Shyhrete Behluli & Ismet Peja publikojnë videoklipin “Baba E Nona Të Kan Rrit”.

Më datë 28 Dhjetor 2012, Xeni & Ismet Peja publikojnë videoklipin “Hajt Tja Thojm Nje Kang Te Bukur”.

Në vitin 2012, Ismet Peja & Vellezerit Mziu publikojnë albumin “Këngë Të Vjetra Qytetare”.

Më datë 22 Prill 2013, Ismet Peja & Visar Peja publikojnë videoklipin “Robi Plaket Kur Don Vet”.

Më datë 20 Maj 2013, Ismet Peja publikon videoklipin “Nuseron Jarja Me Ty”.

Më datë 24 Tetor 2013, Ismet Peja publikon videoklipin “Me Kange Te Mija Jeni Rrit”.

LEXO EDHE:

Back to top button