Kabineti i Xhaferit nuk kërkon falje për fyerjet

Kabineti i Xhaferit nuk kërkon falje për fyerjet

Gazetar: Lluka Andreev

“Ju që jeni këtu akoma po e kërkoni (q.ni) nënën tuaj këtu. Aman shporru, shporru atje! Shporru!”, tha Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit.

Nuk ka asnjë përgjegjësi apo falje për fjalorin e përdorur, nga njeriu i parë i Kuvendit, Talat Xhaferi. Audio regjistrimi skandaloz me sharjet, ofendimet dhe kërcënimet, të cilat Xhaferi dyshohet se ua ka drejtuar punonjësve në shërbimet e Kuvendit nga ligjvënësi vendosën të mos i komentojnë. Nga zyra e Xhaferit nuk deklarohen për ngjarjen. As nuk e vërtetojnë e as e mohojnë vërtetësinë e audio incizimit. Pikërisht për shkak të autenticitetit, nuk komentoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Unë e kam parë atë video, por bëhet fjalë për një bisedë, në të cilën nuk shihet as kush po flet, e as me kë po flet, dhe për këtë arsye nuk mund të komentoj nëse kryetari i Kuvendit po flet me dikë në sallë, me ndonjë punonjës, ose jo”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Për opozitën, siç thonë ata, është i papranueshëm primitivizmi i Xhaferit. VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje të menjëhershme të tij, duke shtuar se kjo sjellje ngre pyetjen e aftësisë punuese të kryeparlamentarit.

“Nuk ka asnjë justifikim për një thjeshtësi të tillë, dhe pyetja është nëse të gjithë partnerët e koalicionit në qeverinë kriminale e mbështesin, dhe do ta linin pa dënuar këtë sjellje primitive të despotit nga Forina?”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët, nga ana tjetër, bëri të ditur se mobing i tillë ekziston në të gjitha institucionet.

“Ka kohë që jo vetëm Xhaferi, por edhe funksionarë të tjerë të BDI-së, në të njëjtën mënyrë i trajtojnë nëpunësit dhe qytetarët, e shpeshherë tentojnë ti trajtojnë njësoj edhe deputetët. Kjo është sjellje tipike e një regjimi, një diktature, e cila funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Videoja me fjalorin vulgar të Xhaferit është publikuar në rrjetet sociale, dhe në të shihet logoja e kanalit Parlamentar. Në video nuk shihet se kujt po ia drejton Xhaferi ofendimet, dhe as çfarë e ka provokuar sjelljen e pahijshme./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button