Poleni “ngulfat” qytetarë në alergji stinore

Poleni “ngulfat” qytetarë në alergji stinore

Gazetar: Adnan Qaili

Alergjitë e stinës kanë rritur fluksin e qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore nëpër ambulanca e spitale. Ndryshimet e motit kanë zgjatur periudhën e çeljes së luleve, gjelbërimit dhe pemëve të cilat tajojnë sasi të lartë të polenit që sipas mjekëve është faktori kryesor i alergjive stinore.

“Javët e fundit shënojmë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome që janë bllokimi i hundës, rrjedhje të hundës, kruarje të syve, kollitje, teshtitje, frymëmarrje të vështirësuar. Shumë është me rëndësi të shmangemi gjatë ditës kur përqendrimi i polenit është i lartë si në agim nga 5 mëngjesit deri në 10 paradite si dhe në muzg pas orës 19 në mbrëmje ku polenizimi është mjaft i lartë”, tha Sead Zejnel, Drejtor Drejtori i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe TBC-së.

Por, efekte alergjike në lëkurë janë të shumta edhe nga dielli, thonë dermatologët. Numër i shtuar i pacientëve vërehet edhe në Klinikën e Dermatologjisë, të cilët kërkojnë kurë nga rrezet ultra-vjollcë, që sipas mjekëve nganjëherë përveç alergjisë sipërfaqësor, kanosin edhe në kancer të lëkurës.

“Janë reaksione klasike të llojit si njolla në lëkurë që nxisin kruarje të lëkurës dhe duken sikur regjje nga hithrat, thënë ndryshe. Alergjitë tjera që shfaqen si rezultat i rrezatimit intensiv të diellit këtë periudhë, mund ti ndajmë në dy grupe: njëra, ka reaksione gjatë ekspozimit të parë në diell dhe shfaqen shenja në lëkurë, dhe tjera, shpesh paraqiten skuqje si ë forma të puçrrave që duken vetëm në pjesët e ekspozuara”, deklaroi Julia Mitrova, Dermatologe.

Të dielën në parkun e Shkupit organizohen kontrolle falas nga mjekë specialistë për detektimet e hershme të sëmundjeve të lëkurës që mund të shkaktohen nga rrezatimi diellit. Nga Klinika thonë se nga ora 10-14 të gjithë ata që duan të bëjnë ekzaminime mjekësore për shqetësimet e tyre të alergjive, mund ta bëjnë atë për preventivë përmes konsultat mjekësore dhe nga barnat e kozmetikës medicinale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button