Për shkak të përbërësit bazë që përmban kafeja, d.m.th., kafeina, ajo është shpesh objektiv i hulumtimit, për shkak të efektit të saj të fortë. Një nga pijet e preferuara që është pjesë e pazëvendësueshme e ritualeve të mëngjesit, përveçse na rrit në çast energjinë dhe na zgjon, disa studime kanë treguar se mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, si dhe mund të ndikojë edhe në shëndetin e mëlçinë.
Hulumtimet kanë treguar se kafeja ka një efekt hepatoprotektiv, që do të thotë se mbron mëlçinë nga dëmtimi. Përpara se të mësoni se si e gjithë kafeja ndikon në mëlçi, mbani në mend se kjo vlen për kafenë e zezë, pa asnjë aditiv dhe se çdo gjë që shtoni në të mund të zvogëlojë efektet që ka.
Besohet se kafeja mund të mbrojë kundër fibrozës së mëlçisë
Fibroza e mëlçisë është një problem serioz shëndetësor që ndodh për shkak të akumulimit të indit mbresë në mëlçi. Me kalimin e kohës, ajo fillon të ndikojë në funksionimin e mëlçisë, por në fazat më të hershme, fibroza mund të “përmbyset” duke ndryshuar stilin e jetesës dhe duke përdorur barna të përshtatshme.
Një studim i publikuar në Journal of Hepatology zbuloi se konsumimi i rregullt i kafesë (dhe çajit) ndihmon në uljen e rrezikut të fibrozës së mëlçisë. Një mënyrë për të testuar fibrozën është matja e ngurtësisë së mëlçisë dhe ky studim zbuloi se organi ishte “më i butë” tek ata që pinin kafe.
Kafeja vepron mirë në enzimat
Në mëlçi ka enzima që përshpejtojnë disa procese në organizëm, si zbërthimi dhe eliminimi i toksinave, prodhimi i tëmthit etj. Nëse trupi prodhon shumë enzima, ato mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, gjë që mund të jetë një shenjë e dëmtimit të mëlçisë ose sëmundjes. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë përqendrimin e enzimave në mëlçi, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve dhe dëmtimit të atij organi.
Kujdes me sasinë
Përveçse ka një efekt pozitiv në organizëm, kafeja mund të jetë edhe negative nëse e teprojmë. Gjithashtu personat që kanë probleme serioze shëndetësore duhet të konsultohen me mjekun për konsumimin e kafesë.








