Kalifornia vazhdon luftën me zjarret


Në një moment kur me fillimin e vjeshtës pritet një rritje e numrit të të infektuarve me Covid-19, Kalifornia vazhdon luftën me zjarret.

Sipas raportimeve mediatike, vatrat e zjarrit janë të përhapura në të gjithë shtetin dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e vatrave më të mëdha.

Departamenti i Shtetit për Pyjet dhe Mbrojtjen nga zjarri tha se mbi 2 milion hektarë janë djegur nga zjarret, një sipërfaqe kjo më e madhe se shteti i Delaware. Mësohet se kjo është edhe sipërfaqja më e madhe e djegur në historinë e Kalifornisë.

Në përhapjen e zjarrit kanë ndikuar edhe kushtet atmosferike në SHBA, ku Kalifornia aktualisht po përballet më një valë të nxehti. Të dielën në Los Angeles u raportua temperatura më e lartë në historinë e vendit, ku termometri shënoi 49.4 gradë Celsius.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka dhënë alarmin se në ditët në vijim priten erëra të forta, të cilat do të sillnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

LEXO EDHE:

Back to top button