Kallëzim penal kundër drejtorit dhe pesë punonjësve të kopshtit zoologjik të Shkupit

Kallëzim penal kundër drejtorit dhe pesë punonjësve të kopshtit zoologjik të Shkupit

Më datë 14.07.2022 në ora 18:00, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në MPB dhe Departamentit për Çështje Kriminale Karposh, kanë arrestuar 5 persona, përkatësisht D.M.(25), A.M.(43), M.H.(45), V.G.(46), punonjës në Kopshtin Zoologjik në Shkup dhe Z.R.(44), bashkëpunëtor i jashtëm.

Gjatë një vizite në Kopshtin Zoologjik, pas informacioneve të marra paraprakisht, ata u gjetën në dhomat ndihmëse të kopshtit zoologjik (kuzhina për përgatitjen e ushqimit për kafshët) duke përgatitur ushqim nga kuajt (12 kuaj dhe një mushkë) të cilat i therin në vend e ngjarjes për të përdorur mishin e tyre si ushqim për kafshët e egra në Kopshtin Zoologjik.

Personat janë ndaluar në polici, ku është thirrur edhe K.S.(35), drejtor i Kopshtit Zoologjik, me të cilin është bërë intervistë zyrtare. Në vendngjarje kanë dalë edhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë konstatuar parregullsi në procedurë dhe kanë marrë mishin.

Nga SPB Shkup kundër të gjashtë personave do të paraqesë kallëzim penal në PTHP Shkup”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button