Kallëzim penal për dhunë ndaj sulmuesit të ekipit të televizionit Alsat

Kallëzim penal për dhunë ndaj sulmuesit të ekipit të televizionit Alsat

Gazetare: Ajnur Bafqari

Policia ka përgatitur dhe dorëzuar kallëzim penal për dhunë ndaj sulmuesit të ekipit të televizionit Alsat. Prokuroria Themelore Publike do të merret me të gjitha procedurat e mëtejshme, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse thonë se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të dërgohet porosi se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjërit që guxon të ngre dorën ndaj gazetarëve.


Këtë rast e punojmë së bashku me prokurorinë publike kompetente me qëllim që të dërgojmë porosi të qartë se absolutisht nuk ka tolerancë ndaj cilitdo që do të ngrit dorën ndaj gazetarëve. Me zgjidhjen e shpejtë të rasteve të tilla porosia është e qartë për të gjithë ata që në të ardhmen do të guxojë të ngrejë dorë ndaj gazetarëve. Çdo sulm ndaj gazetarëve do të jetë i dënuar në mënyrë drastike sipas rregulloreve ligjore…” – Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB-së.

Një ditë më parë derisa gazetaret e televizionit Alsat, Era Gjakova dhe Sarah Hoxha bashkë me kameramanin derisa po kryenin detyrën e tyre në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një person që e kishte dyqanin në afërsi të vendit ku po bëhej incizimi, pa kurrfarë arsye kërcënoi me mjete të mprehta dhe me jetë gazetaret dhe kameramanin. Pas kërcënimeve verbale, personi sulmoi fizikisht kameramanin e Alsatit duke i shkaktuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button