Kalon fazën e parë propozimi për “pjesëmarrje online” në Kuvend

Kuvendi votoi nevojën për ndryshimin e Rregullores. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi si propozues theksoi se kjo bëhet me qëllim të funksionimit të Kuvendit pa pengesa. Xhaferi pret nga opozita qasje konstruktive me qëllim ndryshimin e Rregullores mbi bazën e konsensusit gjithë parlamentar.

Nuk është intenca dhe në asnjë mënyrë nuk ndryshohet puna që e bëjnë ne këtu me punë nga distanca. Ata që e kanë lexuar tekstin dhe ata që do të lexojnë në të ardhmen do të kenë mundësi të intervenojnë në çështjet për të cilat mendojnë se duhet ndryshuar dhe plotësuar me qëllim që të përgatitet tekst më i mirë”-tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Opozita nuk pajtohet dhe për këtë arsye nuk ishte në sallë në kohën e votimit. Sipas tyre, ndryshimi i Rregullores bie në kundërshtim me Kushtetutën. VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokimin e procedurës.

Gjithsesi se do të marrim pjesë, nuk lejojmë një procedurë jo ligjore, jo kushtetuese dhe në kundërshtim me vetë Rregulloren e Kuvendit. Arsyeja e vetme për të cilën kërkojnë Kuvendin online është fakti se nuk kanë mundësi të sigurojnë shumicë për punë në Kuvend”-pohoi Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Me ndryshimet e propozuara parashikohet që deputeti i prekur nga Kovid-19, të mund të diskutojë dhe votojë nga shtëpia në formë elektronike. Ai duhet të ofrojë si dëshmi, vendimin për izolim. Masa nuk vlen për përfaqësuesit e Qeverisë gjatë mbrojtjes së propozim-ligjeve apo amendamenteve dhe as në pyetje deputetësh. Propozimi me procedurë të shpejtë do të diskutohet në Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit ku edhe do të shqyrtohen amendamentet e propozuara.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button