Kamberi i kërkon Qeverisë së Serbisë fond të veçantë për Luginën e Preshevës
Kamberi i kërkon Qeverisë së Serbisë fond të veçantë për Luginën e Preshevës
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me qëllim të stimulimit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës. Sipas Kamberit, pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për “angazhim në zhvillimin ekonomik të Luginës”, këto komuna vazhdojnë të jenë ndër më të pazhvilluarat në nivel republikan. “Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” ka deklaruar Kamberi, duke shtuar se ka iniciaur te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Propozimi i tij parashikon që fondi të ketë një buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh dhe të menaxhohet nga Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për të garantuar transparencë të plotë. /Alsat.mk








