Kamberi ia bën dhuratë Vuçiqit dhe Bërnabiqit një libër për shqiptarët

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka dërguar dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres, Ana Bërnabiq nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

- Advertisment -

Kamberi shpreson se ky libër do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

“Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX”.
“PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj”, shkruan ai./Klan Kosova

LEXO EDHE:

Back to top button