Kambovski: Ndryshimet në Kodin Penal janë ndërhyrje në sistem

Kambovski: Ndryshimet në Kodin Penal janë ndërhyrje në sistem

Gazetar: Miki Trajkovski

Derisa një grup pune tre vite e gjysmë bashkë me OSBE-në punon për kod të ri penal që duhet të hyjë në procedurë parlamentare në tetor, Kuvendi solli ndryshime në kodin ekzistues brenda natës, kritikon profesor Vllado Kambovski. Ai i vlerëson ndryshimet e fundit si ndërhyrje në sistemin ndëshkues-juridik.

“Në ndërkohë janë bërë ndërhyrje të veçanta në sistemin ndëshkues-juridik nga ndikime të caktuara. Padyshim që edhe tani një ndikim i tillë në moment të caktuar dha efekt të këtillë për të bërë ndryshime”, tha Vllado Kambovski- profesor.

E gjithë kjo sipas Kambovskit aludon në marrëveshje për amnisti të mundshme të disa ish funksionarëve apo atyre aktual.

“Nëse nuk i kthehemi rrugës së ligjit dhe kushtetushmërisë, nuk do të marrim veto të pakuptimtë siç e morëm nga bullgarët, por do të marrim veto të vështirë për shtetin e së drejtës nga e cila vështirë se do të dalim”, u shpreh Vllado Kambovski- profesor.

Ligjet nuk do të kenë efekt nëse nuk konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme, thotë profesori Taki Fiti.

“Ju do ta dënoni, do të vuajë burgun, por milionat kanë ikur dhe duhen gjetur mekanizma të saktë për konfiskimin e asaj pasurie”, theksoi Taki Fiti- profesor.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe kthimi i shtetit të së drejtës, janë çelësi për demokratizimin e Maqedonisë dhe integrimin në BE, theksojnë nga ambasada amerikane.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të respektuar të drejtat e njeriut. Ne të gjithë kemi interes në transformimin dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike”, deklaroi Viktoria Elliott nga e SHBA-së.

Këto qëndrime u prezantuan në shkollën e tetë të së drejtës në Ohër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button