Kampioni i Evropës, nis mbrojtjen e titullit në Grupin B

Në Vjenë të Austrisë, u hodh shorti për garat në grupe në Ligën e Kampionëve në hendboll, në të cilën për herë të parë, pas një kohe të gjatë, Maqedonia nuk ka përfaqësues.

Titullin e kampionit do të mbrojë Barecelona, e cila është në mesin e 16 skuadrave të tjera pjesmarrëse në fazën e parë të garave në Ligën e Kampionëve.

 

 

Shorti përckatoi Grupin A, ku do të garojnë: PSZH, Magdeburg, Vesprem, Gudme, Vislla Pllok dhe PPD Zagreb. Ndërkohë në Grupin B, do jenë skuadrat e Pik Segedit, Barcelonës, Celjes, Kiellces, Killit, Nantit, Ellverumit dhe Alborgut. Sezoni i ri nis më 14 dhe 15 shtator, ndërsa turneu “Final Four” do të zhvillohet më 17 dhe 18 qershor të vitit 2023 në Kelln.

 

LEXO EDHE:

Back to top button