Arrestohet një polic dhe dy bashkëpunëtorë të tij për zhvatje (VIDEO)

Arrestohet një polic dhe dy bashkëpunëtorë të tij për zhvatje (VIDEO)

Policia ka arrestuar dy persona (S.D dhe N.K) të dyshuar për zhvatje. Bashkë me to është arrestuar edhe një polic me inicialet M.R, i sistemuar në Stacionin Policor të Kisella Vodës, ish pjesë e ekipit të sigurisë së një ish kryeministri.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se bëhet fjalë për zhvatje ndaj biznesmenit me inicialet A.K, ndërsa motivi i zhvtajes është një borxh i vitit 2004 me vlerë prej 63.500 euro. Në vitin 2019 biznesmenit përmes kërcënimeve me jetë i janë kërkuar 440 mijë euro, ndërsa deri më 30 qershor 2022 dy të dyshuarit përmes një personi të tretë që më pas rezultoi të jetë polic, i janë kërkuar 560 mijë euro.

Për momentin të dyshuarit ndodhen në Prokurori ku edhe mund të pritet caktimi i masave të kujdesit.

LEXO EDHE:

Back to top button