Kampioni i gjashtëfishtë mund të garojë në Le Mans

Ka ardhur momenti i shumëpritur për të gjithë adhuruesit e Moto GP. Marc Markez mori “ok”-in nga mjekët për të garuar sërish. Spanjolli mund të zbresë në pistë që këtë fundjavë, në Le Mans. Të martën, piloti i Hondës i është nënshtruar skanerit, rezultatet e të cilit kanë qenë pozitive dhe për këtë arsye ka marrë miratimin nga mjekët që të jetë në Çmimin e Madh të Francës. Ky rikthim është i dobishëm për “Repsol Honda”, pasi ende nuk ka dalë nga kriza. Megjithatë, në kohën që spanjolli nga Cervera ka qenë jashtë, Aleks Rins arriti të fitonte në Ostin.

Kujtojmë se Markez ka thyer bazën e gishtit të madh të dorës së djathtë në garën e parë të vitit. Që nga 26 marsi i kaluar ai nuk ka garuar më. Ai ka humbur testet e zhvilluara në Termas de Río Hondo (Argjentinë), Austin (SHBA) dhe Herez (Spanjë). Kështu, piloti i lindur në vitin 1993, do të garojë në garën e pestë të vitit me vetëm 7 pikë të grumbulluara në total. Lideri i këtij Botërori në MotoGP, Pelo Banjaia, ka grumbulluar 87 pikë.

Marc Markez duhet të kthehet në maksimum nëse dëshiron të hyjë në grupin e favoritëve. Janë edhe 16 Çmime të Mëdha, në të cilat ka edhe gara sprint. Në lojë janë 592 pikë. Është e vështirë, por nuk është një mision i pamundur.

LEXO EDHE:

Back to top button