Kampioni meksikan nxjer vakant titullin kampion

Boksieri meksikan Saul Kanelo Alvarez ka nxjerrë vakant titullin kampion bote të peshës së mesme në kategorinë VBA, titull që nuk e mbron prej më shumë se një viti. Gjatë 18 muajve të fundit, Kanelo Alvarez ka dueluar në kategori të ndryshme peshash, ku ka triumfuar dhe ka marrë titujt të tjerë, andaj vendosi të heqë dorë nga titulli i peshës së mesme, kategoria VBA.

Kanelo aktualisht po duelon në peshën super të mesme, ku synon të unifikojë titujt e këtij Divizioni. Në këtë peshë ai pritet të vijojë edhe gjatë këtij viti. Dueli i tij i fundit ishte ai fituar ndaj Kallum Smith, më 19 dhjetor. Në karrierën e tij, Alvarez ka regjistruar 54 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime.

Për titullin e nxjerrë vakant nga meksikani pritet të duelojnë Riota Murata dhe Kris Jubank Xhunior.

LEXO EDHE:

Back to top button