Mik Shumaher shpalos objektivat e sezonit në F1

Mik Shumaher do të debutojë këtë vit në Formula 1 me makinën amerikane “Haas”, me motor të Ferrarit, e cila vjet nuk ka qenë shumë kompetitive në pistë. Andaj Mik, djali i Mihael Shumaherit, nuk pret shumë nga debutimi i tij në Formula 1.

“Nëse arrijmë të shkojmë në sesionin e dytë të provave zyrtare (Q2) do të ishte një fitore e madhe për ne. Pra, të jemi brenda 15 makinave të para në startin e garës. Ky është objektivi im dhe i skuadrës për sezonin e ri. Nuk dua të vendos si objektiv të pamundurën, të kërkoj gjëra të vështira për t’u arritur. Objektivi më i madh është përmirësimi im si pilot dhe të ndihmoj në zhvillimin e makinës. Mendoj se jam gati për këtë sezon të parë në Formula 1, jam përgatitur ashtu si duhet”, tha mes tjerash Shumaher.

LEXO EDHE:

Back to top button