Kan “arsyeton” çmimet e dhëna për Mesin dhe Donarumën

Ceremonia e “Topit të Artë” u përball me shumë kritika pas triumfit të Lionel Mesit dhe Xhianluixhi Donaruma-s. Mediat gjermane dhe jo vetëm, shpërthyen në kritika ndaj France Football, por disa shkuan aq larg saqë nuk vendosën fare të transmetonin lajmin për fitoren e Mesit. Ndërkohë ikona gjermane e futbollit, Oliver Kan, beson se gjithçka ishte në rregull.

“Sigurisht se ka të bëjë gjithmonë me trofetë e mëdha. Mesi dhe Donarumma fituan trofe të mëdhenj këtë vit (Kupa e Amerikës dhe Euro 2020), dhe kjo zakonisht bën diferencën kryesore në fund”, ka thënë Oliver Kan.

Edouard Mendi dhe Robert Levandovski ishin emrat e përmendur, që sipas shumë komentuesve duhej të fitonin çmimet për portierin më të mirë në botë, respektivisht lojtarin më të mirë në botë për vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button