Kanadaja ka borxhin më të lartë të familjeve nga vendet e G7-ës, paralajmëron raporti

Kanadaja ka borxhin më të lartë të familjeve nga vendet e G7-ës, paralajmëron raporti

Kanadaja ka nivelet më të larta të borxhit të familjeve midis të Grupit të Shtatë vendeve, tha qeveria në parashikimin e saj të fundit ekonomik të publikuar të mërkurën, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.

Rreth tre të katërtat e të gjithë borxhit të familjeve në Kanada i atribuohen hipotekave të banesave, duke e bërë vendin veçanërisht të prekshëm ndaj çdo krize të ardhshme ekonomike globale, sipas raportit të Korporatës së Hipotekave dhe Strehimit të Kanadasë.

Borxhi i familjeve në mesin e kanadezëve është rritur për vite me radhë, dhe në vitin 2021 eklipsoi madhësinë e ekonomisë.

“Teksa familjet amerikane reduktuan borxhin, kanadezët rritën borxhin e tyre dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë të rritet nëse nuk trajtojmë përballueshmërinë në tregun e banesave”, tha në raport zëvendëskryeekonomisti i CMHC, Aled ab Iorwerth.

Gjatë krizës financiare të vitit 2008, niveli i borxhit të familjeve kanadeze qëndroi në rreth 80%, duke u rritur në 95% deri në vitin 2010. Në vitin 2021, niveli i borxhit të familjeve arriti në 107%.

Borxhi i familjes përbëhet nga të gjitha detyrimet që kërkojnë pagesa interesi ndaj kreditorëve në data fikse dhe matet si përqindje e të ardhurave neto të disponueshme të një familjeje.

LEXO EDHE:

Back to top button