Kandidatët për president vazhdojnë fushatën

Kandidatët për president vazhdojnë fushatën

Gazetare: Fatlume Dervishi

Dy kandidatët për president vendosën lule dhe u përkulën përpara varrit të Goce Dellçevit në kishën “Sveti Spas” në Shkup. Ata dërguan mesazhe për rëndësinë e figurës së Dellçevit në historinë e pavarësimit të shtetit maqedonas.

“Për nderë të revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, kurse me rastin e 121-vjetorit të vdekjes së tij, sot vendosa lule në varrin e tij në kishën “Sveti Spas”… Vizionar, ideolog dhe prijës i veprës nacionalçlirimtare maqedonase në fundin e shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20, Dellçev për popullin maqedonas përfaqëson shtyllë mbi të cilën sot e ndërtojmë shtetësinë dhe mëvetësinë”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

“Nuk jemi kundër që edhe të tjerët ta festojnë Goce Dellçevin… Ajo që presim nga të gjithë që e festojnë atë është që ta pranojnë faktin që ëndrra e tij, të varroset në shtetin e pavarur maqedonas, është realizuar me ndihmën e shtetin bullgar i cili në vitin 1946 vullnetarisht ndihmoi të barten mbetjet pas mortore të Goces në shtëpinë e tij të përhershme këtu, në oborrin e “Sveti Spas”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

Pendarovski dhe Siljanovska janë në ditët e fundit të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahet më 8 maj. Ata vijojnë aktivitetet si takime me qytetarët, tubime nëpër sheshe dhe duele në televizione./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button