Kanë vazhduar kërcënimet me bomba përmes postave elektrike në shkollat e Shkupit

Kanë vazhduar kërcënimet me bomba përmes postave elektrike në shkollat e Shkupit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Edhe sot kërcënime për vendosje bombash në shkollat e Shkupit. Rreth orës 14:00 shkolla e mesme “Nikolla Karev ka marrë një e-mail për vendosje të bombës që ka shkaktuar panik në mesin e nxënësve ashtu edhe në shkollat tjera në dy ditët e kaluara.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e shërbimeve policore janë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt nga shkolla. Janë bërë kontrolle nga njësitet antiterroriste ndërsa në rrjedhë e sipër janë masat për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme u bën thirrje nxënësve për qetësi, ndërsa nga MPB-ja që të përkushtohet maksimalisht në zbardhjen e kërcënimeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme maksimalisht të përkushtohet në hetimin dhe zgjidhjen e shpejtë të situatës, që përsëri të mund të kemi mësim të sigurt dhe pa pengesa. Këto kërcënime duhet të merren seriozisht duke pasur parasysh gjendjen me sigurinë në vend dhe në botë”, thonë nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme.

Tetë shkolla të mesme të mërkurën dhe nëntë ditën e enjte, pranuan porosi përmes postës elektronike ku përmbanin mesazhe kërcënuese për vendosje të bombave. Pas verifikimit nga organet kompetente, të gjitha rezultuan të rreme. Rast të ngjashëm brenda këtij muaji kishte edhe në ndërmarrjen e transportit publik. Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë ditës së djeshme tha se ka informacione se prej nga janë dërguar kërcënimet, por e përjashtoi edhe mundësinë e sulmeve kibernetike. Spasovski tha se autorët e kërcënimeve do të përballet me forcën e ligjin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button