Kaos në Paris, PSZH mbyll qendrën stërvitore

Për shkak të koronavirusit, skuadra e PSZH-së ka mbyllur qendrën e stërvitjes. Klubi nga Parisi edhe zyrtarisht konfirmoi se deri të hënën, qendra stërvitore do të jetë e mbyllur si një masë e kujdesit , pasi që disa futbolliste kanë rezultuar pozitive me “Covid 19”. Testet e reja janë paraparë të zhvillohen gjatë ditës së premte.

 

 

Skuadra e PSZH-së konkurencën e femrave, nuk udhëtoi për Çeki, ku duhej të zhvillojë ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Spartës. Mirëpo kjo nuk brengos drejtuesit e klubit, pasi që në sfidën e parë kanë shënuar fitore me 5-0 dhe në rast se humbasin sfidën kthyese me rezultat zyrtar 0-3, sërisht do të kalojnë në raundin tejtër të Ligës së Kampionëve. Mirëpo për këtë çështje , fjalën e fundit do të ketë UEFA dhe se si ajo do të regjistrojë këtë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button