" "
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Shalland, ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji: miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në “Covid-19”, nuk ka mundësi t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.
Si zakonisht, Dardanët do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00








