Kaos në Qendrën Klinike në Shkup, qytetarët ankohen për pritje të gjata

Rikthimi i Klinikave në normalitet ka rikthyer kaosin në Qendrën Klinike në Shkup. Qytetarët ankohen për pritje shumë të gjata, ndërkaq shumica e të anketuarve të ALSAT thonë se terminët janë të pa sakta. Ata kërkojnë efikasitet dhe organizim më të mirë.

“Që në mëngjes jemi këtu nga ora 8.00. 3 orë kemi pritë për kontrolle pas operimit. Vitet, mosha nuk na lejon të presim shumë gjatë. Duhet të ecë më shpejtë procesi, shumë ngadalë shkon puna, shumë… ne jemi njerëz në moshë na duhet më shpejtë të kryejmë punë dhe më efikas”.

“Nuk e kisha terminin e saktë dhe asnjëherë nuk ka qenë saktë. Isha në Onkologji dhe konsultime me mjekun në Torakale. Prita, 2 orë sigurisht, mos më tepër… Nëse nuk ke lidhje, nëse nuk ka kush të të fusë brenda lutu Zotit…”.

“Katastrofë, dje kam ardhur prej orës 6 në mbrëmje kam prit deri ora 12.30 të natës për një infuzion. Shtatë herë venat nuk mi qëllonin… Te Klinika e Gastros. Unë kisha urgjencë, ndërsa mjekët rinin, nuk e kishin për dert. Unë ju thosha kam dhimbje të barkut, ata më thoshin të ecë. Tetë ditë me radhë po shëtitëm, sot dita e 9 që endem nga njëra në tjetrën Klinikë dhe vetëm pagesa po bëj. Ende nuk di asgjë, tani më kanë bërë incizim”.

“Të të tregoj drejtë, kemi pritë.. nga ora 9 jemi këtu, tani është ora 11.00 llogarite sa kemi pritë. Ishim në Klinikën kirurgjike për bashkëshorten”.

“Terminin bashkëshorti e kishte në ora 8.00 ndërsa e morën tani para gjysmë ore, d.m.th. me vonesë prej tre orësh”.

Megjithatë ekipi i ALSAT takoi dhe qytetarë të cilët kishin marrë shërbime efikase dhe në kohë.

“Nuk prita shumë me të vërtetë ishte shumë mirë. Termini ishte I saktë, të paktën për mua”.

Gjatë periudhës kur shumica e Klinikave kanë qenë Qendra Kovid, shumë terminë dhe ndërhyrje mjekësore janë shtyrë. Që nga stabilizimi i situatës të gjitha këta terminë realizohen tani.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këtë javë janë lëshuar terminë për kontroll edhe për javët e mëparshme të këtij muaji, ndërsa javën e ardhshme do të hapen terminët për dy muajt e tjerë të verës.

Vjollca Aliti

 

LEXO EDHE:

Back to top button