Struganët: Të rrënohen të gjitha ndërtimet pa lejë

Për banorët e Strugës, aksioni për heqjen e platformave të ndërtuara në ujë, në plazhet e Strugës, është më shumë si një blof politik i kryetarit, Ramiz Merko.

” 100 për qind është blof. Gjithçka duhet të shkatërrohet në Strugë, buzë liqenit. Gjithçka është ndërtim pa leje dhe duhet të prishet. Kjo është vetëm para zgjedhjeve. Nuk është asgjë tjetër.”

“Mendoj se është koha të funksionojë sistemi ligjor. Është koha që komuna dhe faktorët e tjerë të shtetit të marrin masa për heqjen e  objekteve që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, nëse ka.”

VMRO DPMNE thotë se bëhet fjalë vetëm për populizëm të thjeshtë dhe marketing politik para zgjedhjeve lokale.

“Me sa jam informuar, inspektorati ndërtimor në komunën e Strugës ka marrë një sërë vendimesh përfundimtare ekzekutive për prishjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe ato nuk zbatohen dhe për këtë do të duhet ta pyesni kryetarin e komunës.”

Një ditë më parë, Merko jo vetëm që përsëriti se në Strugë nuk ka ndërtime të paligjshme, por edhe u kërcënua se do të lejojë të ndërtohet në mënyrë të paligjshme. Kërkon nga shteti dhe Komisioni i UNESCO-s t’i dorëzojnë plan për zhvillimin e mëtejshëm.

“Kërkoj fidbek për atë se si të zhvillohemi. Unë e kam thënë shumë herë. Nëse qeveria nuk na jep mundësi të urbanizohemi, të kemi plane për fshatra, të kemi plane për qytetin, sigurisht se do të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme.”

Në Strugë, edhe pse të gjithë koncesionerëve të plazheve u ka skaduar marrëveshja e koncesionit tash disa vjet, aksioni do të reduktohet në vetëm gjashtë platforma që duhet të hiqen. Objektet në plazhe do vazhdojnë me punë pa u penguar, për dallim nga situata në Ohër, ku tash dhjetë ditë nuk punojnë edhe pse situata edhe atje është e njëjtë si në Strugë.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button