Kapelo reagon ashpër për lojën e Juventusit…dhe Kullushevskit

Juventusi zhgënjeu në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave, teksa u mposht me rezultatin 2-1 nga Porto. Pas ndeshjes,  ish-trajneri Fabio Kapelo, kishte  kritika mbi performacën e të besuarve të trajnerit Andrea Pirlo.

“Është e papranueshme të futesh në fushë pa përqëndrimin e duhur, ishin shumë sipërfaqësorë. Në pjesën e parë ishte gabimi i madh i Bentakur, ndërsa në të dytën tetë mbrojtës nuk ishin të vëmendshëm ndaj tre lojtarëve të Portos. Kjo nuk mund të pranohet”.

Kapelo komentoi edhe mbi Kullushevskin, për të cilin tha se nuk ka bërë hapin kualitativ si Kieza.

“Ai nuk është i njëjtë me futbollistin që ka qenë në vitin e kaluar. Nuk ka më të njëjtën qartësi, në mendimin ai ende nuk e ka bërë kapërcimin në cilësi siç ka ndodhur me Kiezën.”

LEXO EDHE:

Back to top button