Grabitje e armatosur në një fshat të Fushë Kosovës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur natën e pavarësisë në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Sipas policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardhë një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por pa pasoja.

Të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Prishtinë është arrestuar një person për disa grabitje që kishte ndodhur ditë me parë në filialin e institucionit mikro financiar.

Te i dyshuari është konfiskuar një revole Zoraki katër fishekë dhe disa rroba që dyshohet se janë përdorë gjatë grabitjeve. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:

Back to top button