Merret vendimi se ku do të luhet sfida Shqipëri – Angli

Në muajin mars, Shqipëria do të nisë fushatën eliminatore për Botërorin e Katarit në vitin 2022. Ndeshja e parë për kuqezinjtë do të jetë ajo e datës 25 mars ku do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës, ndërsa tre ditë më pas vjen përballja e luksit në Tiranë, ndaj Anglisë. Në fakt, kjo sfidë ndaj “Tre Luanëve” ishte vendosur në dyshim nëse do të zhvillohej në Shqipëri apo jo, për shkak të situatës së krijuar nga “COVID-19”.

 

Aktualisht, të gjitha udhëtimet e drejtpërdrejta me Britaninë janë pezulluar, mirëpo Daily Mail, thekson se kombëtarja angleze ka marrë nje leje të veçantë nga ana e qeverisë së saj dhe në këtë formë mund të paraqitet rregullisht në Air Albania, më datë 28 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button