Kapen 100 kg kokainë në portin e Durrësit

Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit në Shqipëri. Burime nga mediat vendore bëjnë me dije se kokaina e kapur e kishte origjinën nga Ekuadori. Deri më tani thuhet se nga 200 pakot me kokainë të gjetura brenda një kontejneri, peshojnë rreth 100 kg. Pakot e drogës së fortë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit që vinte nga Ekuadori. Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës.

Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë shkuan në port. Nga kontrolli brenda në kontejner u gjetën 200 pako me kokainë. Mësohet se kontejneri u përket disa personave nga Tirana, emri i të cilëve është i padëgjuar më parë për përfshirje në ndonjë vepër kriminale.

Kontejneri që vinte nga Ekuadori ishte i mbushur me banane që përdorej nga kompania Massabi Fruits me qendër në Kombinat Tiranë.

LEXO EDHE:

Back to top button