Kapen auto-pjesë në vlerë mbi 10 mijë euro
Oficerët doganor të Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve të ushtruara oficerët doganor në pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë, kanë hasur në sasi të madhe të mallrave auto-pjesë të reja për vetura.
“Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura kundervajtëse. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji shtator”, thuhet në njoftim.








