Kaq do të bëhet paga minimale në Shqipëri, tregon Rama

Kaq do të bëhet paga minimale në Shqipëri, tregon Rama

Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës antikrizë.

“Rritje edhe njëherë edhe brenda këtij viti e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk duhet të ketë pagë më të ulët në Republikën e Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.

Ai shtoi “me këto ndërhyrje vlerësojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës ‘një pako për 2 po 3 muaj’ dhe pastaj nuk ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit”, transmeton kp.

Kryeministri tha se “garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vazhdimin e një lëvizjeje në ekonomi sikundër e kemi parë edhe deri më sot”.

LEXO EDHE:

Back to top button